Dhimbje e madhe pas vdekjes së Laurent Krasniqit, ish-banorët e BBVK reagojnë me mesazhe prekëse

September 2, 2026


I gjithë opinioni publik është tronditur thellësisht nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-banorit të “Big Brother VIP Kosova 3” dhe TikTokerit të njohur, Laurent Krasniqi.

Laurenti u nda nga jeta gjatë natës së sotme, si pasojë e një aksidenti të rëndë me motor, duke lënë në pikëllim të madh familjarët, miqtë dhe gjithë publikun që e ndiqte.

Laurenti gëzonte dashuri dhe popullaritet të madh në rrjetet sociale, ndërsa eksperienca e tij në shtëpinë më të famshme në Kosovë e bëri atë edhe më të afërt për publikun shqiptar. Natyra e tij e çiltër, pozitiviteti dhe afërsia që tregonte me njerëzit do të mbeten gjatë në kujtesën e të gjithëve.

Lajmi i hidhur ka prekur veçanërisht ish-banorët e BBVK-së, të cilët kanë shprehur tronditjen dhe dhimbjen e tyre përmes mesazheve prekëse në rrjetet sociale.

Edi (Eduart Kuçi) ka ndarë një fotografi të Laurentit në “Instastory”, ku ka shkruar me zemër të thyer:

“Jam pa fjalë, shoku jem ishallah në xhenet.”

Screenshot

Iliriana Sadriu ka reaguar e tronditur pas lajmit mortor, duke shkruar:

“S’po muj me besu 😭 Allahu e mëshiroftë e ngushëllime gjithë familjes 😭🤲🏻”


Xheneta Fetahu i ka kushtuar një dedikim shumë emotiv, duke shkruar:

“Me dhimbje të madhe në zemër po i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së shokut tim, Laurentit. Laurent, largimi yt më ka prekur thellë… Unë nuk kam me t’i harruar kurrë të mirat që m’i ke bërë, sidomos në ditën time më të keqe…”

Edhe Gresa Gashi ka reaguar menjëherë pas lajmit, duke shprehur dhimbjen e saj:

“M’a kpute shpirtin o Laurent.”


Mesazhet e ngushëllimit vazhdojnë të jenë të panumërta nga figura publike, miq dhe ndjekës të shumtë, të cilët po i gjenden pranë familjes Krasniqi në këtë përballje me dhimbjen e madhe.

U prehtë në paqe!




Source link