Nga vranësirat tek 41 gradë Celsius: Çfarë pritet të ndodhë me motin këtë të shtunë? – Lajme Big Brother Vip
Për ditën e shtunë, territori shqiptar do të vijojë të mbetet nën ndikimin e një stabiliteti të përgjithshëm atmosferik. Gjatë kësaj dite, qielli do të jetë kryesisht i pastër, me përjashtim të zonave malore në pjesën lindore dhe juglindore të vendit, ku pas mesditës pritet të zhvillohen vranësira kalimtare të lehta deri mesatare.
Këto zhvillime të vranësirave do të sjellin reshje të pakta shiu, të shoqëruara herë pas here nga shkarkesa elektrike dhe shtrëngata të shkurtra në rajonet kodrinore-malore.
Në qytetet si Berati, Elbasani dhe Gjirokastra termometri pritet të shënojë vlerat më të larta, duke arritur kulmin në 41 gradë Celsius.
As orët e natës nuk do të sjellin freski të ndjeshme, pasi vlerat termike do të qëndrojnë në nivele të larta, konkretisht mes 20 dhe 24 gradë Celsius.
ndryshimin e kushteve klimatike.
Lëvizja e ajrit do të jetë kryesisht nga juglindja në jugperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Megjithatë, përgjatë bregdetit jugperëndimor dhe në zonat e luginave, erërat do të intensifikohen periodikisht duke prekur shpejtësinë deri në 14 m/s.