Tragj*di në Klos: 35-vjeçari ndërron jetë pasi u hodh nga ura, la amanet për vajzën – Lajme Big Brother Vip
Mbrëmjen e së enjtes, një tragjedi e rëndë ka tronditur zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një burrë 35-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e rënies nga ura, ngjarje kjo që dyshohet se ka qenë një akt vetëflijimi.
Automjeti i 35-vjeçarit, i cili jetonte në Bastar Murrizë të Tiranës, u gjet i parkuar në afërsi të urës, duke treguar se ai kishte shkuar atje me makinën e tij përpara se të ndodhte rënia nga një lartësi prej 152 metrash. Për sa i përket motiveve, dyshohet se viktima po përballej me probleme të rënda psikologjike.
Përpara se t’i jepte fund jetës, ai thuhet se u dërgoi një mesazh të afërmve të tij, përmes të cilit i kërkoi bashkëshortes që të kujdesej për vajzën e tyre, duke lënë kështu një amanet të fundit.
Forcat e rendit kanë nisur menjëherë procedurat hetimore pas mbërritjes në vendin ku ndodhi ngjarja, për të sqaruar plotësisht dinamikën dhe shkaqet e këtij akti fatal.