Eklipsi heq perden, disa të vërteta mund të jenë më të forta nga sa pritej/ Horoskopi nga Meri Shehu – Lajme Big Brother Vip
Kjo jave mbyllet fuqishem me Henen e Plote ne Peshk, qe perkon me Eklipsin Henor me 29 ne mengjes. Dhe kjo nuk eshte thjesht nje Hene e zakonshme. Eshte nje energji qe hap dyer, mbyll cikle dhe nxjerr ne drite gjera qe deri tani kane qendruar ne hije.
Ne kete skenar perfshihet edhe Merkuri, tashme ne Virgjereshe, qe hyn ne nje lidhje te veshtire dhe permbysese me Uranin ne Binjake. Per kete arsye, te lindurit ne ditet e para te Virgjereshes, Peshqve, Binjakeve dhe Shigjetarit mund te gjenden perballe te papriturave, ndryshimeve dhe surprizave qe jo gjithmone vijne ne momentin e duhur.
Nderkohe, Luanet dhe Dashet duket se marrin nje frymemarrje me te mire, por vetem deri ne nje pike. Marsi ne Gaforre prek zonat me te ndjeshme: familjen, shtepine dhe emocionet. Mund te sjelle debate, perplasje, tensione dhe situata te pakendshme per Dashet, Gaforret, Peshoret dhe Bricjapet.
Ajo qe nis tani mund te mos mbyllet shpejt. Disa zhvillime do te kerkojne jave, madje muaj, per t’u kuptuar plotesisht.
Dhe pikerisht ketu qendron paralajmerimi: nese keni kaluar masen ne veprimtarite tuaja, tre muajt e ardhshem mund te sjellin nje vale te fuqishme ndryshimesh. Jo gjithcka qe del ne siperfaqe eshte aty per t’ju demtuar, por disa gjera do t’ju detyrojne te shihni te verteten pa filtra.
Eklipsi nuk sjell gjithmone fundin. Ndonjehere thjesht heq perden dhe ju tregon ate qe ka qene aty gjate gjithe kohes.
♈️ Dashi
Pervec nje lajmi te mire ne karriere dhe ne jeten personale, situatat ne shtepi vazhdojne te perfshihen nga debate dhe tensione. Nderkohe, ndryshime te papritura ne pune mund t’ju nxjerrin nga nje rutine qe mendonit se ishte e sigurt. Ajo qe duket si tronditje ne fillim mund te jete vetem fillimi i nje ndryshimi me te madh.
♉️ Demi
Eklipsi Henor ne Peshk duket se ju sjell nje favorizim ne dashuri dhe shoqeri. Mund te hapen dyer per njohje, afrime dhe momente qe ju rikthejne besimin. Por kujdes me njerezit e afert dhe me keqkuptimet ne mesazhe e komunikim. Nje fjale e thene ne momentin e gabuar mund te hape nje konflikt qe le gjurme.
♊️ Binjaket
Urani ne shenjen tuaj prish rregullin dhe ju fut ne nje faze ku asgje nuk qendron gjate ne te njejtin vend. Ceshtje pune dhe ligjore mund te ngrihen papritur, si me katapulte, por bashke me to vijne paqendrueshmeria dhe paqartesia. Per tre muajt e ardhshem, kujdesi me shtetin dhe dokumentet behet vecanerisht i rendesishem.
♋️ Gaforrja
Jeni ne nje pozicion te favorshem per dashurine, kontaktet dhe udhetimet jashte vendit, duke iu afruar plotesimit te nje deshire. Por nen siperfaqe levizin gjera te tjera. Puna dhe ceshtjet ligjore mund te fshehin zhvillime permbysese. Disa te verteta mund te dalin ne drite dhe te jene shume me kompromentuese nga sa dukeshin ne fillim.
♌️ Luani
Per ju situata duket me e sigurt, me e qete dhe me serioze ne pune, kontakte dhe vendimmarrje te rendesishme. Megjithate, ceshtje delikate qe lidhen me punen, vecanerisht nese jeni perfshire me shume seç duhet, mund t’ju prekin ende. Disa gjera nuk do te tolerojne me gabime.
♍️ Virgjeresha
Jeni shenja e momentit. Ne krye te listes se ndryshimeve, surprizave dhe permbyseve te planeve. Eklipsi Henor ne Peshk ju prek drejtperdrejt dhe mund te sjelle zhvillime qe ndryshojne menyren si e shihni nje situate. Kujdes me shtetin, ndryshimet ne pune dhe daljen e informacioneve. Dicka qe mendohej e kontrolluar mund te dale papritur nga hija.
♎️ Peshorja
Aferdita ne shenjen tuaj ju jep nje lloj force qe ju ben me indiferente ndaj disa situatave. Ka sukses ne jeten sociale, njohje te rendesishme, kontrata dhe madje mundesi per martese. Por Marsi ne Gaforre vazhdon t’ju kujtoje se karriera eshte pika ku mund te ndiheni me te sulmuar. Mos lejoni qe nje sukses personal te mbuloje nje tension profesional.
♏️ Akrepi
Per ju Eklipsi Henor ne Peshk mund te jete nder me te bukurit ne jeten erotike. Nje histori mund te nise si nje moment dhe te marre permasat e nje romani. Marsi ne Gaforre mbeshtet jeten personale dhe nje takim me dike qe jeton jashte mund te marre nje drejtim shume me emocional. Nje lidhje dashurie mund te linde aty ku nuk e prisni.
♐️ Shigjetari
Situata behet shume delikate me Eklipsin Henor ne Peshk, pasi prek shtepine dhe vendos ne prove disa ekuilibra qe deri tani dukeshin te qendrueshem. Ndikimi shkon edhe te cifti, ku shume Shigjetare mund te perballen me surpriza te pakendshme. Nderkohe, nje lajm per punen ose ekonomine duhet marre seriozisht, sidomos nese lidhet me nje investim.
♑️ Bricjapi
Marsi perballe shenjes suaj ne Gaforre sjell sulm, tension dhe nje ndjesi sikur jeni vene vetem ju ne shenjester. Por Eklipsi Henor ne Peshk e zbut kete presion. Mund te shfaqen miq, shoke, aleate ose situata te favorshme qe ju japin mbeshtetjen qe ju nevojitet pikerisht ne momentin e duhur.
♒️ Ujori
Urani ne Binjake, ndersa trondit shenjat e tjera, per ju mund te funksionoje ndryshe. Sjell ndryshime pozitive, ju rinovon dhe ju rigjeneron. Por ekonomia kerkon vemendje. Aty ku keni menduar se gjithcka eshte ne rregull, mund te jete koha per nje transformim te madh.
♓️ Peshqit
Eklipsi Henor me Henen e Plote ne shenjen tuaj ju vendos ne qender te kesaj historie. Mund te sjelle doza te forta romance, emocione dhe nje ndjesi sikur jeta po mbushet deri ne piken ku kupa fillon te derdhet.