I gjenden dylbi për pushkë snajper, ndalohet kosovari në Kullë

August 20, 2026


Një shtetas i Kosovës është ndaluar për kontroll në pikën kufitare të Kullës, pasi zyrtarët doganorë kanë gjetur në automjetin e tij një dylbi të destinuar për përdorim me pushkë snajper.

Sipas Doganës së Kosovës, automjeti kishte targa të huaja dhe ishte duke hyrë në territorin e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë intervistimit, drejtuesi nuk kishte deklaruar se posedonte mallra apo mjete që kërkonin deklarim.

Kontrolli i detajuar i automjetit, megjithatë, ka rezultuar në gjetjen e pajisjes optike, për të cilën nuk janë paraqitur dokumentet apo autorizimet përkatëse.

Malli është ndaluar nga Dogana, ndërsa ndaj personit janë ndërmarrë masat përkatëse dhe është iniciuar procedura kundërvajtëse dhe procedura të tjera administrative, në pajtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Doganës, transmeton Klankosova.tv.




Source link