Kiara Tito reagon ndaj zërave për një shtatzëni të
Prej ditësh, një fotografi e Kiarës dhe Luizit kishte nxitur dyshimet se çifti mund të ishte në pritje të fëmijës së dytë.
Në imazhin e publikuar në rrjetet sociale, Luizi shfaqej me dorën mbi barkun e moderatores. Detaji u vu menjëherë re nga ndjekësit, të cilët nisën të pyesnin nëse bëhej fjalë për një shtatzëni të re.
Por duket se përgjigjja ka ardhur drejtpërdrejt nga Kiara. Gjatë një rubrike pyetje-përgjigje në Instagram, një ndjekës e pyeti: “A je shtatzënë? Të lutem kthe përgjigje.”
Moderatorja nuk la vend për interpretime dhe iu përgjigj vetëm me dy fjalë:
“JO! Nuk jam.”
Me këtë reagim, Kiara hodhi poshtë publikisht zërat për një shtatzëni të dytë, duke i dhënë fund aludimeve që qarkullonin prej ditësh në rrjet