Pas ndarjes, Ina Aderi shfaqet me një djalë misterioz në aeroport – Lajme Big Brother Vip
Redaksia e newsbomb.al ka siguruar një video ku shfaqet ish-banorja e “Big Brother Vip Albania 5” Ina Aderi, e cila është filmuar në mjediset e një aeroporti në shoqërinë e një mashkulli ende të panjohur për publikun.Pamjet filmike tregojnë Inën duke ecur krah për krah me djalin në fjalë, një detaj ky që ka nxitur kuriozitetin dhe pikëpyetje të shumta mbi natyrën e kësaj shoqërie.
Identiteti i tij dhe lidhja që mund të ekzistojë mes tyre mbeten ende të panjohura.Ish-konkurrentja e “BBVA5” dhe njëkohësisht pjesëmarrësja e njohur në “Për’puthen”, më herët ishte në fokusin e mediave rozë për shkak të lidhjes së saj me Keijsi Hysenin, një histori dashurie që nuk pati jetëgjatësi.Në një prononcim për “Top Arenën” më 22 qershor, pak kohë pas përfundimit të aventurës së tyre në “BBVA5”, Ina konfirmoi zyrtarisht fundin e lidhjes me Keijsin.
Ajo shpjegoi se vendimi për t’u ndarë erdhi si pasojë e konstatimit se dyshja nuk përshtatej dot si çift, duke shtuar me nota humori se “e ka trajnuar mirë”.Kjo dalje e re e ish-banores së bashku me një mashkull tjetër ka shtruar pyetjen nëse ajo ka nisur një fazë të re sentimentale.
Ende nuk dihet nëse personi në video është partneri i saj i ri, pasi pritet një sqarim nga ana e vetë Inës.
Për momentin, natyra e raportit mes tyre mbetet krejtësisht e paqartë.