Top Channel zbulon përgatitjet për sezonin e ri të “Për’puthen” me ndryshime të reja – Lajme Big Brother Vip

August 13, 2026


Top Channel ka nisur përgatitjet për sezonin e ri të “Për’puthen”, ndërsa sinjalet e para tregojnë se programi do të rikthehet me ndryshime.

Në një postim të publikuar në faqet zyrtare të Top Channel dhe “Për’puthen”, është ndarë një bisedë e inskenuar, përmes së cilës paralajmërohen të rejat që pritet të sjellë formati.

“A je tu e ndje???”, nis biseda, ndërsa përgjigjja është: “Çfarë, rrahjet e tua të zemrës?”. Më pas vjen edhe pyetja që zbulon arsyen e postimit: “Jo jo, ndryshimet e reja në Për’puthen?”.

“Me themel aaaa?”, është përgjigjja që pason, duke lënë të kuptohet se këtë sezon ndryshimet mund të jenë më të mëdha sesa thjesht disa elemente të reja në program.

Megjithatë, Top Channel nuk ka dhënë detaje specifike se çfarë do të përfshijë formati i ri, por ka konfirmuar se aplikimet për këtë sezon të ri do të hapen shumë shpejt.

“Kapitull i ri… Aplikimet hapen së shpejti! A jeni gati?”, shkruhet në njoftim.

Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të thotë paralajmërimi për ndryshime “me themel” dhe nëse sezoni i ri do të sjellë risi në formulën e programit, ambientet e studiot, drejtimin apo edhe mënyrën e zhvillimit të njohjeve mes konkurrentëve.



Source link