Dy burra rrahin një grua, dërgohet në QKUK

August 13, 2026


Dy burra janë arrestuar pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një gruaje në Podujevë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Podujevë / 12.08.2026 – NN. Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë raportohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj se viktimës femër kosovare e cila është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK . Të dyshuarit pas intervistimit me vendim te prokurorit dërgohen ne mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.




Source link