Gjendet pa shenja jete një person në Han të Elezit, rasti nën hetime

August 12, 2026


Një person është gjetur pa shenja jete të martën mbrëma në Han të Elezit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 20:45, pasi viktima, shtetas i Kosovës, është gjetur pa shenja jete nga një dëshmitar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminime mjeko-ligjore.

Policia ka bërë të ditur se rasti është ende duke u hetuar, ndërsa rrethanat dhe shkaku i vdekjes ende nuk dihen, transmeton Klankosova




Source link