Kush është banori i parë i Big Brother VIP 5? Alaudin Hamiti jep detajin e papritur – Lajme Big Brother Vip
Ndërkohë që puna për sezonin e pestë të reality show-t ka hyrë në fazën aktive, procesi i selektimit të pjesëmarrësve është në qendër të vëmendjes, me Alaudin Hamitin që shprehet optimist për potencialin e emrave që po vlerësohen deri në këtë moment.
Së fundmi, kemi përfituar informacionin e parë zyrtar.

Kur një ndjekës e ftoi moderatorin të ndante një emër ose një profil specifik që do të bëhet pjesë e “Big Brother”, përgjigja e tij ishte mjaft koncize: “Në rregull… zhigolo”.
Duke mos bërë publik identitetin e saktë, ai konfirmoi se një nga figurat e këtij edicioni do të jetë pikërisht një zhigolo, duke lënë të kuptohet se kasti i ri do të sjellë mjaft diskutime dhe reagime të forta nga publiku.