Kulmi i të nxehtit: Sa gradë do të shënojë termometri ditën e mërkurë? – Lajme Big Brother Vip
Për ditën e mërkurë, rajoni ynë do të ndodhet nën ndikimin e masave ajrore me origjinë të nxehtë dhe tejet të qëndrueshme.
Situata meteorologjike parashikon dominim të kthjellimeve në të gjithë vendin, me përjashtim të vranësirave kalimtare dhe të lehta që mund të shfaqen pas mesditës në zonat e larta malore.
Për sa i përket ecurisë së temperaturave, e mërkura shënon pikun e të nxehtit për muajin gusht, pas së cilës pritet një ulje graduale e vlerave termike duke rikthyer parametrat normalë.
Në vlerat maksimale, termometri parashikohet të regjistrojë deri në 41 gradë Celsius, ndërsa minimumi do të jetë rreth 17 gradë Celsius.
Qytetet që do të përballen me temperaturat më të larta do të jenë Berati dhe Elbasani, të ndjekura nga Tirana, Shkodra dhe Fieri.
Për sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor në atë verior, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërkohë që në zonat bregdetare dhe luginore mund të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s.
