Burri dyshohet se e goditi gruan me shuplakë, ajo rrëzohet në dyshemenë e kuzhinës

August 10, 2026


Një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë fizike pas një incidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vushtrri.

Sinjali mëson se i dyshuari është A. C rreth 46-vjeçar ndërsa viktima S. C. rreth 46-vjeçare

Rasti ka ndodhur më 10 gusht, rreth orës 00:20, në rrugën “Xajë Jashari”.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, mes çiftit kishte nisur një mosmarrëveshje derisa ndodheshin në shtëpi, e cila më pas dyshohet se ka eskaluar në dhunë fizike.

Viktima ka deklaruar se bashkëshorti e kishte goditur me shuplakë në fytyrë, ndërsa nga goditja ajo ishte rrëzuar mbi pllakat e kuzhinës dhe kishte pësuar lëndime.

Gruaja ka marrë trajtim mjekësor dhe, sipas raportit mjekësor, lëndimet e saj janë cilësuar si lëndime të lehta trupore.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka shoqëruar në stacion për intervistim. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Sipas burimeve, pas përfundimit të procedurave, viktima me dëshirën e saj është kthyer në shtëpinë e bashkëshortit.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe mbetet nën hetime.




Source link