Kurti optimist para takimit me delegacionin e LDK-së
1
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbërritur te ndërtesa e Kuvendit ku pritet të takohet me delegacionin e LDK-së.
Para mediave, Kurti tha se është “optimist” dhe se “duhet që zgjedhje të mos ketë këtë vit, por në 2030”.
Po ashtu, siç raporton gazetarja Qëndresa Bellagoshi, ai përsëriti nevojën e bashkëpunimit për presidentin.
“Të gjithë e dini mirë se për zgjedhjen e presidentit nuk ka përgjegjësi vetëm mazhoranca por edhe opozita sepse kushtetushmëria është e tillë që presidentin e sheh si shprehje të unitetit të popullit dhe ku opozitë e qeveri duhet të jenë bashkë”, tha Kurti.
Kryeministri në detyrë u shoqëruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.