Ndryshimi fantastik i Vesa Vllasaliut, nuk e keni parë kaq të bukur
22
Vesa Vllasaliu, ish-banore e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, po shijon një periudhë të bukur në jetën e saj, pasi është bërë nënë. Ajo duket e lumtur pranë vajzës së saj dhe partnerit, futbollistit Mirlind Daku.
Në fotografitë e fundit, Vesa është shfaqur me grim profesional dhe një paraqitje elegante, teksa duket se ishte nisur drejt një ahengu familjar.
Pamja e saj ka tërhequr vëmendje, shkruan “Kosovarja”.
Me stilin e kuruar dhe buzëqeshjen që e shoqëron, Vesa vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku ndan herë pas here momente nga përditshmëria dhe jeta familjare.
