Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Matiqan
1
Një shtëpi është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së dielës në Matiqan.
Nga pamjet e siguruara nga IndeksOnline, zjarri ka kapluar çatinë e objektit, ndërsa flakët dhe tymi i dendur janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Për momentin nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit, ndërsa sipas informacioneve të deritanishme nuk ka persona të lënduar.
IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.
Më poshtë mund të shihni pamjet.