Zbulohen detaje “shokuese” nga dasma e Cristianos me Georginën

August 1, 2026


Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez pritet të kurorëzojnë sonte marrëdhënien e tyre me martesë, ndërsa mediat ndërkombëtare kanë nisur të publikojnë detaje për ceremoninë, e cila pritet të mbledhë emra të njohur nga bota e muzikës, sportit dhe kinemasë.

Sipas “Gshow”, duke cituar gazetën britanike “The Mirror”, mes personazheve që përflitet se mund të jenë të pranishëm në dasmë janë Rihanna, Jennifer Lopez, Drake, Travis Scott, Vin Diesel, Kylian Mbappé, Vinícius Júnior, Rio Ferdinand, IShowSpeed dhe Ester Expósito.

Në të njëjtën kohë, mediat portugeze raportojnë se këngëtari brazilian Luan Santana mund të jetë një nga artistët që do të performojë gjatë ceremonisë. Sipas revistës “Lux”, ai përflitet se do të jetë një nga atraksionet kryesore të mbrëmjes, me një pagesë të pretenduar prej rreth 257 mijë eurosh. Megjithatë, edhe ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Ndërkohë, emra si Lionel Messi, Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe në disa portale si të ftuar të mundshëm. Megjithatë, deri tani nuk ka prova të besueshme që konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre, ndërsa disa media i kanë cilësuar këto pretendime si të paverifikuara.

Pavarësisht zërave që po qarkullojnë, deri në këtë moment nuk ka një listë zyrtare të të ftuarve apo të artistëve që do të jenë pjesë e ceremonisë, ndaj informacionet mbeten në nivel raportimesh dhe spekulimesh mediatike.



Source link