Ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau në Prishtinë
1
Katy Perry dhuroi mbrëmë një spektakël të jashtëzakonshëm në skenën e Sunny Hill Festival në Prishtinë, por krahas performancës së saj, një tjetër detaj kishte zgjuar shumë kureshtje.
Prej ditësh, pyetja ishte nëse partneri i saj, ish-kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, do ta shoqëronte këngëtaren edhe në Kosovë.
Për këtë pjesë nuk ishte folur publikisht dhe prania e tij ishte mbajtur në heshtje gjatë gjithë mbrëmjes. Megjithatë, tashmë nuk ka më asnjë dyshim.
DJ Deezy, i cili është pjesë e line-up-it të Sunny Hill Festival, ka publikuar një fotografi përkrah Justin Trudeau nga ambientet e festivalit, duke vulosur faktin se ai ishte mbrëmë në Prishtinë për ta ndjekur nga afër performancën e Katy Perry-t.