Arrestohet një person në Deçan, dyshohet për dhunim
1
Një person është arrestuar në Deçan nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 11:45. I dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer veprën ndaj një gruaje kosovare.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa njësitet policore janë duke mbledhur prova për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM – Deçan 31.07.2026 – 11:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë proces të mbledhjes së provave lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.