Ronaldo i hyn skenës së aktrimit, debuton në serialin “Day 1s”

July 31, 2026


Cristiano Ronaldo po bën hapin e radhës jashtë fushës së futbollit, duke iu bashkuar botës së aktrimit.

Ylli portugez do të debutojë si aktor në serialin dramatik “Day 1s”, një projekt i vendosur në botën e futbollit profesionist. Përveç rolit në serial, Ronaldo do të jetë edhe producent ekzekutiv i tij.

Xhirimet e “Day 1s” kanë nisur në Londër, ndërsa seriali do të sjellë prapaskenat e futbollit dhe jetën përtej ndeshjeve.

Në kastin e serialit do të jenë edhe aktori Damian Lewis, legjenda franceze e futbollit Thierry Henry, reperi Dave dhe aktorja Carlotta Banat.

Ende nuk është bërë e ditur data e premierës apo platforma ku do të transmetohet seriali, por përfshirja e Ronaldos ka rritur ndjeshëm interesimin për këtë projekt.




Source link