Pas ndarjes nga Klodi, Alice rigjen dashurinë krah bukuroshit italian
16
Marrëdhënien me Klodin e kanë përfunduar prej kohësh, por duket se për Alice Masellin ka ardhur momenti për të nisur një kapitull të ri plot lumturi.
Ish-partnerja e ish-banorit të Big Brother VIP Kosova 4, Klodit, nuk është më beqare dhe kjo u kuptua nga një imazh tejet domethënës i publikuar së fundmi.
Ka qenë vetë partneri i saj i ri, atleti dhe sportisti Gianmatteo Canfarelli, i cili ka ndarë një foto tejet private në rrjetet sociale.
Në imazh, dyshja shihet e përqafuar krah njëri-tjetrit, shoqëruar thjesht me mbishkrimin “Ops”, ku Alice shihet me telefon në dorë teksa realizojnë foton. Kjo pamje e ngrohtë lë shumë pak vend për dyshime se mes tyre ka lindur një romancë e re.
Kjo lëvizje vjen disa kohë pasi Klodi konfirmoi publikisht mbylljen e historisë së tyre të dashurisë.
Siç dihet tashmë, pas ndarjes nga Alice, Klodi rigjeti dashurinë krah Elijonës, finalistës së BBVK4, me të cilën krijoi një raport të fortë shoqërie gjatë qëndrimit brenda shtëpisë.
Tashmë duket se të gjitha palët i kanë lënë pas kapitujt e vjetër dhe po shijojnë të rinjtë.