Me unaza diamanti, Ronaldo dhe Georgina ndezin thashethemet për martesë
2
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë shtuar spekulimet për një martesë të afërt, pasi u shfaqën me unaza të mëdha diamanti.
Mediat portugeze raportojnë se çifti mund të martohet këtë fundjavë në pronën Quinta da Regaleira në Sintra, megjithëse nuk ka konfirmim zyrtar.
Të dy u fotografuan në jahtin luksoz të Ronaldos në Majorka dhe më pas në avionin e tyre privat, duke ekspozuar unazat.
Ndërkohë, Georgina tërhoqi vëmendjen edhe me paraqitjen e saj elegante, e veshur me një jelek të zi dhe me një çantë luksoze Birkin.
