Ekspertiza e cilëson ngjarjen aksidentale

July 30, 2026


Muret e veshura nga dhimbja e vdekjes së nënës dhe dy fëmijëve të saj 1 dhe 3 vjeç përcollën nga larg kortezhin drejt banesës së fundit të tyre.

Ngjarja nuk tronditi vetëm Shkodrën.

Zjarri i rënë pas shpërthimit të bombolës së gazit u vlerësua si aksidental, por nuk munguan as hetimet për të verifikuar gjithë ngjarjen.

Nga Tirana u nis një grup ekspertësh, i cili analizoi të gjitha të dhënat.

Çifti kishin disa ditë që ishin kthyer nga Gjermania prej datës 16 korrik dhe në Domen kishin shkuar për tu kujdesur për shtëpinë.

Në momentin e përhapjes tragjike së flakëve bashkëshorti ndodhej 300 metra më tej duke pastruar barishtet ku ishte me të atin dhe një të afërm.

Nga verifikimet rezultoi se në ato momente nuk kishin fushëpamje të objektit.

Ekspertiza paraprake ka treguar se rrjedhja e gazit e kombinuar me një shishe benzine të ndodhur pranë ka shkaktuar një përhapje të menjnëhershme të flakëve.

Nëna duket se ka qenë e pamundur të shpëtojë dy vogëlushët e të tre kanë humbur jetën në strehën e të parëve të të atit.

Megjithatë në dëshmitë e para nuk munguan pretendimet.

Nëna e 24 vjeçares ka ngritur pretendime se Bleona Çelaj kishte disa kohë që dhunohej nga bashkëshorti.

Madje ka shtuar se donte ta merrte se bashku me dy fëmijët. Nga ana tjetër bashkëshorti në dëshmi ka shtuar se nuk kanë pasur konflikt në çift. Burimet nga grupi hetimor thanë se gjendja e tij psikologjike është tejet e rënduar.

Gjithçka ka kaluar në filtrin e hetimeve ku ka rezultuar se nuk ka pasur asnjë element që të shtynte dyshime të mëtejshme.

Policia ka sekuestruar provat materiale, një copë të bombolës që është kryesorja dhe sende të tjera që janë gjetur jashtë të cilat janë dërguar në Tiranë për ekspertizë të mëtejshme./A2Cnn




Source link