Vazhdon rënia e numrit të ndërmarrjeve të regjistruara
1
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet
Ekonomike në Kosovë për muajin maj 2026.
Në qershor 2026, numri i ndërmarrjeve të regjistruara pati rënie për (-1,4 %), krahasuar me
muajin paraprak (Maj 2026).
Ndërsa, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Qershor 2025) pati rënie për (-5.1 %) të
ndërmarrjeve të regjistruara, thuhet në raport.
Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij muaji ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë,
riparim i mjeteve motorike, dhe motoçikletave me 242 ndërmarrje të regjistruara,
akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 124 ndërmarrje të regjistruara.
Në kategorinë “Mikro Ndërmarrje” (0 deri në 9 të punësuar) ishin gjithsej 1 088 ndërmarrje të
regjistruara; në kategorinë “Ndërmarrje të Vogla” (10 deri në 49 të punësuar) ishin gjithsej 4
ndërmarrje të regjistruara.
Kurse, në kategorinë “Ndërmarrje të Mesme” (50 deri në 249 të punësuar) dhe në kategorinë
“Ndërmarrje të Mëdha“ (250+) nuk pati ndërmarrje të regjistruara.