Këngëtari Sam Smith dhe stilisti Christian Cowan konfirmojnë fejesën e tyre në New York
14
Këngëtari britanik, Sam Smith ka konfirmuar fejesën me stilistin e njohur të modës Christian Cowan, duke i dhënë fund spekulimeve që qarkullonin prej kohësh për marrëdhënien e tyre.
Fejesa vjen vetëm pak javë para publikimit të albumit të pestë të Smith, “Hazel Eyes”, i frymëzuar pikërisht nga partneri i tij.
Në një deklaratë Smith tha se, ndryshe nga projektet e mëparshme, këtë herë këngët flasin për një dashuri të lumtur.
Sam Smith dhe Christian Cowan janë parë në publik së bashku në vitin 2022 ndërsa lidhja e tyre u konfirmua gjatë vitit 2024 në Met Gala me daljen e tyre në tapetin e kuq.
Ndërsa së fundmi dyshja ka pohuar se jeta e tyre do të mbahet private larg syrit të publikut.