Situatë e rënduar në Rahovec, reshjet e dendura shkaktojnë vërshime

July 27, 2026


Të reshurat e mbrëmshme dhe të sotme me intensitet të lartë kanë shkaktuar përmbytje të dukshme në disa zona të qytetit të Rahovecit, duke vështirësuar qarkullimin e qytetarëve dhe të automjeteve.

Rrugët kryesore të qytetit janë mbuluar nga ujërat meteorikë, ndërsa vërshimet kanë depërtuar edhe në ambiente private e publike.

Situatë më e rënduar është raportuar në një parking nëntokësor, ku niveli i ujit ka arritur në disa dhjetëra centimetra, duke bllokuar e dëmtuar disa automjete të parkuara aty.

Në pamjet e publikuara nga vendngjarja shihet se si rritja e menjëhershme e nivelit të ujit ka mbingarkuar rrjetin e kanalizimit, ndërsa pronarët e mjeteve po përballen me dëme materiale.

Pritet që ekipet përgjegjëse të emergjencave lokale të ndërhyjnë për evakuimin e ujit dhe sanimin e gjendjes në zonat më të prekura.

 




Source link