Abdixhiku thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së

July 27, 2026


Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të kësaj partie, pas përfundimit të procedurave statutare të verifikimit të kërkesës së paraqitur nga delegatët e Kuvendit.

Në njoftim thuhet se në funksion të garantimit të rregullsisë, ligjshmërisë dhe integritetit të procesit, Sekretariati i Përgjithshëm i LDK-së ka kryer verifikimin e të gjitha nënshkrimeve të dorëzuara, në përputhje me dispozitat e Statutit.

“Nga ky proces është konstatuar se është përmbushur kriteri statutar prej së paku një të tretës (1/3) të delegatëve të Kuvendit, të nevojshëm për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftim, raporton Klankosova.tv.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm do të mbahet të enjten me filim nga ora 18:00:

“Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që i gjithë ky proces të zhvillohet në përputhje të plotë me Statutin e partisë, me parimet demokratike, transparencën institucionale dhe respektimin e vullnetit të delegatëve të Kuvendit”.




Source link