Nuk e meriton ketë sukses në muzikë

July 26, 2026


Këngëtari kosovar Bejta ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë për Gjestin, duke vënë në diskutim suksesin që ai ka arritur në muzikë.

I ftuar së fundmi në një emision, Bejta foli për karrierën, jetën personale dhe tema të ndryshme nga industria muzikore.

Gjatë intervistës, artisti u vendos përballë disa pyetjeve provokuese. Kur u pyet se cili artist, sipas tij, nuk e meriton suksesin që ka, përgjigjja erdhi menjëherë.

“Gjesti”, tha Bejta.

Ai u kujdes të sqaronte se qëndrimi i tij lidhej vetëm me anën artistike dhe nuk kishte të bënte me ndonjë problem personal mes tyre.

Respekt, ama kur po flasim për muzikë, vetëm për muzikë. Gjesti nuk e meriton suksesin që ka”, u shpreh këngëtari.

Deklarata është një vlerësim personal i Bejtës dhe pritet të shkaktojë diskutime mes ndjekësve të dy artistëve, duke marrë parasysh popullaritetin që Gjesti ka fituar vitet e fundit.

Gjesti u kthye në një nga personazhet më të komentuar pas eksperiencave të tij në “Big Brother VIP Kosova 3” dhe më pas në “Big Brother VIP Albania 4”, ku u shpall fitues.



Source link