“Nashta edhe n’selamet po dal shpejt”

July 25, 2026


Dizajneri i modës Valdrin Sahiti vazhdon të publikojë herë pas here postime spontane në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai ka ndarë një fotografi nga vetura, ku shihen një shishe ujë, një trangull dhe një avokado.

Fotografinë e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Nashta edhe n’selamet po dal shpejt”, duke bërë humor me ushqimet që kishte zgjedhur. Postimi është publikuar në profilin e tij në Instagram, shkruan “Kosovarja”.

Valdrin Sahiti prej kohësh ka treguar një ndryshim të dukshëm në pamjen fizike, ndërsa vitet e fundit është shfaqur në formë të mirë fizike në daljet e tij publike.




Source link