Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur

July 25, 2026


Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar sot lidhur me profilin e rremë në rrjetet sociale me emrin “Lule Gjeli”. Ky reagim vjen pasi kjo llogari, pak ditë më parë, publikoi një lajm të rremë duke e shpallur të vdekur zyrtarin e LDK-së.

Hoti thotë se profile të tilla anonime e kanë sulmuar këdo që ka menduar ndryshe.

Postimi i plotë:

Për vite me radhë, gjuha e urrejtjes, linçimi publik, shpifjet dhe fushatat e koordinuara kanë helmuar debatin politik në Kosovë. Emra, profile anonime dhe mekanizma propagandistikë janë përdorur për të sulmuar këdo që mendonte ndryshe.

Rasti Lule Gjeli duhet të shërbejë si këmbanë alarmi. Nga hetimet do të zbulohen lidhjet e “Lule Gjelit” me makinerinë propaganduese të VV-së dhe se nuk kemi të bëjmë vetëm me një rast të izoluar, por me një model të rrezikshëm të të bërit politikë.

Prokuroria duhet të veprojë me urgjencë. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin, e aq më pak ata që, në emër të pushtetit, kanë mbjellë urrejtje dhe përçarje në shoqëri.




Source link