Gjenden eshtra njeriu, dyshohet se i përkasin një personi që u zhduk vitin e kaluar

July 24, 2026


Janë gjetur eshtra njeriu që dyshohen se i përkasin një personi të shpallur të zhdukur më 5 tetor të vitit të kaluar.

Mbetjet u gjetën në Malishevë.

Policia nuk ka dhënë informacione shtesë për rastin.

“Lidhur me rastin janë gjetur eshtra të njeriut që dyshohet se i përkasin viktimës mashkull kosovar, i cili ishte shpallur si person i zhdukur. Eshtrat e gjetur janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.




Source link