Konkurrentja më e komentuar në “Përputhen” bëhet nënë për herë të parë
16
Ish-konkurrentja e njohur e programit “Për’puthen”, Alvisa Qarri, ka përjetuar emocionin më të bukur të jetës duke u bërë nënë për herë të parë.
Ajo ka sjellë në jetë një vajzë dhe lumturinë e këtij momenti ka zgjedhur ta ndajë menjëherë me ndjekësit e saj.
Përmes një postimi shumë të ëmbël në rrjetet sociale, Alvisa ka publikuar një foto mjaft domethënëse, të cilën e ka shoqëruar me fjalët:
“Nga sot, çdo rrugë na çon te ti. Mirë se erdhe në shtëpi Reina. Emri yt do të thotë “Mbretëreshë” dhe sot ti u bëre mbretëresha e familjes sonë.”
Krahas dedikimit plot dashuri, ajo ka zbuluar edhe emrin e veçantë që ka zgjedhur për të voglën, duke treguar se e kanë pagëzuar Reina. Vogëlushes i urojmë jetë të gjatë dhe plot shëndet!