Shkumbin Ismaili ndez verën me “Prush”, kënga po pritet mjaft mirë
22
Shkumbin Ismaili ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Prush”, duke sjellë një tjetër këngë ritmike për sezonin veror.
Kënga është pritur shumë mirë nga publiku dhe ka marrë reagime pozitive menjëherë pas publikimit.
Me ritmin dhe atmosferën verore, “Prush” po cilësohet si një nga projektet që premton të shoqërojë festat dhe pushimet e kësaj vere.
Shkumbin Ismaili vazhdon të mbetet një nga artistët më të pëlqyer, ndërsa fansat besojnë se “Prush” do të jetë një nga hitet e sezonit.