Dalin pamjet se si një grua ndezi zjarre në një kompleks banesor në Prishtinë

July 16, 2026


Një grua rreth moshës 30 vjeçe dyshohet se ka hedhur zjarr në një veturë në garazhin e një kompleksi banesor në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ajo dyshohet se qëllimshëm e ka ndezur zjarrin edhe në ashensorin e së njëjtës ndërtesë. Banorët e kanë njoftuar policinë dhe e dyshuara është arrestuar.

Një javë më parë, u fut në garazhet e Kompleksit banesor në Mati 1 një grua.

Nga çanta e saj dyshohet se nxori një sprej, e me të cilin dëmtoi një veturë. Rasti ishte lajmëruar në polici nga banorët. Dy ditë më vonë, e dyshuara erdhi sërish. Në ashensorine kompleksit në katin -2, ajo ndezi zjarr me lëndë djegëse.

Banorët sërish kishin lajmëruar policinë, e që këta të fundit ishin vënë në ndjekje të saj për ta identifikuar. Por, ajo nuk u ndal me kaq. Të mërkurën, në orët e para të mëngjesit, ajo ia vuri flakën një veturë në garazh në kompleksin përballë. Gjithashtu nga zjarri është dëmtuar rrjeti elektrik i ndërtesës, e po ashtu edhe ashensorët nuk po funksionojnë.

Banorët kishin dalë nga ndërtesa, ndërkaq zjarrfikësit e policia po kryenin detyrën. Banorët thonë se e dyshuara në fjalë e ka cenuar sigurinë e tyre.

“Dje në mëngjes në orën 7:00 krejt jemi kon në gjumë, kur e kemi hap banesën krejt tym, jemi shqetësuar shumë, unë e kam edhe nënën e moshuar me shumë vështirësi e kemi qit deri poshtë, po thonë që është një femër që po i bon krejt këto dëme, nuk e dimë a është banore apo vjen veç me taxi I bon këtë problem edhe ik, jemi shumë të shqetësuar, kjo situate është që një java mo kulmi ka qenë dje mëngjes”, ka thënë një banore.

Nga Policia kanë thënë personi i dyshuar është arrestuar dhe të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Motivet akoma nuk dihen./RTK

 




Source link