Sërish rritet çmimi i naftës në Kosovë
35
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat hyjnë në fuqi sot në orën 10:00.
Sipas vendimit të ri, nafta (dizeli) është shtrenjtuar për 2 centë, duke arritur në 1.54 euro për litër, nga 1.52 euro/litër sa ishte të martën.
Çmimet maksimale janë: Nafta (dizeli): 1.54 euro/litër (+2 centë), Benzina: 1.40 euro/litër, Gazi: 0.60 euro/litër.
Si rrjedhojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në Kosovë kishin arritur deri 1.91 euro – centë për litër.
MINTI ka bërë të ditur se ankesat e qytetarëve mund të adresohen përmes linjave zyrtare të ministrisë.