Për herë të parë, Cllevio ndan fotot krah partneres

July 15, 2026


Kleviol Ahmeti, i njohur për publikun si Cllevio Serbiano, duket se po kalon një periudhë të re në jetën e tij, duke u fokusuar si te muzika, ashtu edhe te jeta personale.

Pas lirimit, ai është rikthyer në skenë me performanca në klube dhe projekte muzikore, ndërsa së fundmi ka vendosur të ndajë me ndjekësit edhe momente nga marrëdhënia e tij.

Përmes disa postimeve në Instagram, Cllevio ka publikuar fotografi krah partneres, duke e bërë për herë të parë publike praninë e saj në profilin e tij.

Në një nga imazhet e realizuara para pasqyrës, reperi ka shkruar: “E fus gjum tregoj nga e shkuara.”

Postimet e fundit lënë të kuptohet se Cllevio po shijon një periudhë më të qetë në jetën e tij, duke ndarë me ndjekësit jo vetëm angazhimet profesionale, por edhe momente nga jeta private.



Source link