Olta Gixhari ka rikthyer në vëmendje filmin “Në kuadër të dashurisë”, pas një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram.
Gjatë rubrikës “Ask me a question”, një prej ndjekësve e pyeti aktoren nëse, pas transformimit të saj fizik, do të realizohet një film i dytë i komedisë romantike ku ajo luajti përkrah Luiz Ejllit.
“Tani që u dobësove, a do e bësh filmin e dytë ‘Në kuadër të dashurisë’?”, ishte pyetja që mori vëmendje.
Olta iu përgjigj me humor, duke publikuar një fotografi me gishtin e madh lart dhe duke shkruar: “Ahahah po ok”.
Përgjigjja e saj nuk konfirmon se një vazhdim i filmit është në plan, por lë të kuptohet se, të paktën për momentin, nuk ka asgjë konkrete në lidhje me një projekt të ri.
Filmi “Në kuadër të dashurisë”, i cili u shfaq në kinema në nëntor të vitit 2023, pati sukses në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë. Në të, Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli interpretuan rolet e Jonidës dhe Besit, një çift i martuar prej dhjetë vitesh që vendos t’i japë fund martesës, mes situatave komike dhe dramatike.