Xhuli zbulon ushqimin pa të cilin nuk po bën dot – Ora Info

July 14, 2026


Xhuli po shijon çdo moment të shtatzënisë së saj dhe nuk heziton të ndajë me ndjekësit edhe momentet më spontane nga përditshmëria.

Së fundmi, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka treguar një nga nepset që e shoqëron çdo mbrëmje.

Përmes një videoje të publikuar në Instastory, e veshur me robdishamber dhe nga kuzhina e saj, Xhuli zbuloi se është fiksuar pas trangujve turshi. Me humor, ajo u shpreh: “Problemi jem çdo mbrëmje që po e ha, definitivisht u kënaqa.”

Ajo tregoi se këtë kavanoz me turshi e kishte provuar fillimisht te një shoqe, ndërsa nëna e saj ia kishte përgatitur dhe dhuruar enkas për t’ia plotësuar nepsin e shtatzënisë.





Source link