Ish-banorët e BBVK takohen me fëmijët e SOS Fshatit

July 14, 2026


Disa prej ish-banorëve të edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova kanë zhvilluar sot një vizitë në SOS Fshatin e Kosovës.

Londrimi, Aurora, Kushtrimi dhe Labi kaluan kohë me fëmijët, duke luajtur me ta dhe duke u njohur nga afër me sfidat me të cilat përballet ky komunitet.

Vizita u përmbyll në një atmosferë të ngrohtë, me muzikë, vallëzim dhe momente të bukura të ndara së bashku.

Përmes këtij aktiviteti, ata përcollën një mesazh të rëndësishëm për mbështetjen dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve që kanë nevojë për përkrahje.




Source link