Kallet taksi në Prishtinë
4
Një taksi është përfshirë nga flakët në “Rrugën B”, pranë “Royal Mall”-it, në Prishtinë.
Automjeti është kapluar nga zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe policisë.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit dhe nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar.
Rasti është në zhvillim dhe priten më shumë detaje.
