Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

July 10, 2026


Dy zjarre kanë rënë pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Zjarret u konstatuan në lagjen nr.3 të qytetit në dy banesa të vjetra, në të cilat nuk banon askush.
Disa automjete të repartit zjarrfikës kanë ndërhyrë për fikjen e zjarrit në afërsi të kishës Shën Lucia dhe tjetrit në afërsi të amfiteatrit, shkruan vizionplus.tv, transmeton klankosova.tv.

Nga të dhënat e para nuk ka informacione për persona të lënduar. Efektivët e stacionit zjarrfikës kanë ndërhyrë shpejt duke parandaluar shpërndarjen e flaklve drejt banesave të aferta.




Source link