‘Edi Rama nuk di çka flet, si me dëgju Gjestin’

July 8, 2026


Reperi i njohur dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4”, G-Bani, ka bërë një reagim të fortë në rrjete sociale kundër vendimit të qeverisë për ndarjen e katër milionë eurove nga buxheti i shtetit për koncertin e yllit ndërkombëtar Kanye West në Tiranë.

Përmes disa postimeve në Instagram, ai i është drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po i shpenzon paratë e qytetarëve vetëm për të mos u turpëruar para ndërkombëtarëve që kanë blerë biletat. G-Bani theksoi se në vend të këtyre shifrave të mëdha për një artist të huaj, Edi Rama nuk ofroi kurrë mbështetje apo një festival me dinjitet për emrat që i dhanë identitet hip-hop-it shqiptar ndër vite, duke përmendur legjenda si West Side Family, Stine dhe 2Die4.

Por, përtej revoltës për buxhetin dhe vendimet e kreut të qeverisë, ajo që mori vëmendje të menjëhershme është fakti se G-Bani nuk e ka harruar aspak dinamikën me Gjestin. Edhe pse rrugëtimi i tyre në shtëpinë e famshme ka përfunduar, duket se ironitë nuk kanë të ndalur. Për të disatën herë me radhë, reperi e ka përdorur ish-bashkëbanorin e tij si referencë kur dëshiron të bëjë një krahasim negativ. Në vargjet ku kritikon mënyrën se si komunikon Edi Rama, G-Bani shkruan se nuk merret vesh se çfarë flitet, duke e barazuar këtë mungesë qartësie me të dëgjuarit e Gjestit.

Pikërisht në rreshtat e tij, reperi citon fjalë për fjalë se kryeministri nuk e kalon testin dhe nuk di çfarë flet, njësoj sikur të jesh duke dëgjuar Gjestin.

Me citimin “Nuk din ça flet osh si me nigju Gjestin”, ai dëshmon se pavarësisht temës që trajton, qoftë ajo një debat për politikën e Edi Ramës apo për buxhetin e shtetit, Gjesti mbetet ende në shënjestrën e tij të preferuar për ta ironizuar para publikut. Kjo tregon se mbetjet nga edicioni i katërt i spektaklit po vazhdojnë të prodhojnë përplasje në distancë.




Source link