“Ta marrin dënimin e merituar”
14
Këngëtarja Nora Istrefi ka reaguar pas rastit të dhunës së raportuar në mediat e Shqipërisë, ku disa adoleshente shfaqen duke ushtruar dhunë fizike ndaj një bashkëmoshatareje të tyre.
Përmes një postimi në Instastory, Istrefi ka shprehur qëndrimin e saj për rastin, duke kërkuar që personat përgjegjës të marrin dënimin e merituar. “Uroj të merret dënimi i merituar për këto krijesa”, ka shkruar këngëtarja. , shkruan “Kosovarja”.
Reagimi i saj vjen pas publikimit të pamjeve që kanë nxitur reagime të shumta në opinion, ndërsa rasti po trajtohet nga autoritetet përkatëse.