Melinda Ademi shfaqet nga plazhi, nuk harron t’i shfaqë të pasmet
20
Melinda Ademi, pas publikimit të albumit të saj muzikor me titull “Bad Diva”, ka nisur pushimet në bregdet.
Këngëtarja ka ndarë disa momente nga relaksi i saj, duke treguar edhe atmosferën e këtyre ditëve.
Ajo ndodhet në pushime me të fejuarin e saj, ndërsa nga atje nuk kanë munguar fotografitë e publikuara në rrjetet sociale.
Në një prej pozave të publikuara në Instastory, vëmendje ka marrë edhe ekspozimi i linjave të saj trupore, një element që shpesh e përfshin edhe në paraqitjet artistike, shkruan “Kosovarja”.
Melinda vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore dhe paraqitje publike, duke ndarë me ndjekësit momente nga jeta e saj profesionale dhe personale.