Shaqir Cërvadiku në zi, humb familjarin më të dashur

June 30, 2026


Këngëtari i njohur Shaqir Cërvadiku ka ndarë një lajm të hidhur me ndjekësit e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se pas një sëmundjeje të shkurtër ka ndërruar jetë kushëriri i tij, Afrim Cërvadiku.

“Pas një sëmundjeje të shkurtër ndërroi jetë kushëriri Afrim Cërvadiku. Ngushëllime familjarëve e miqve! Zoti e shpërbleftë! Për kohën e varrimit ju informojmë më vonë”, ka shkruar Shaqir Cërvadiku.

Lajmi ka prekur familjarët, miqtë dhe ata që e njohin familjen Cërvadiku, të cilët po shprehin ngushëllimet e tyre për këtë humbje.




Source link