Arratiset i dënuari për vrasje nga burgu i Dubravës, u lirua për vikend dhe s’u kthye më

June 30, 2026


Një i burgosur ka shfrytëzuar lirinë e vikendit për t’u arratisur përfundimisht nga burgu i Dubravës. Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se i arratisuri është Veprim Nikqi. Ai po vuante burgimin me akuzën për vrasje.

Nikqi, pas kryerjes së veprës penale për të cilat u dënua, iku ilegalisht në shtetin Suedisë.

Atëherë i kishte 21 vjet. Autoritetet kosovare kërkuan ekstradimin e tij me anë të një fletërreshtimi të datës 2 nëntor 2010. Ekstradimi i Nikqit në Kosovë ndodhi gati 3 vjet më pas, më 9 tetor 2013.

Indeksonline ka tentuar të merrte një konfirmim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës lidhur me këtë rast, por deri tani nuk ka arritur të siguronte një përgjigje.




Source link