Temperatura të larta në vend, IKShPK me këshilla për qytetarët

June 28, 2026


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të ngritura, duke rekomanduar masa mbrojtëse për qytetarët.

Përmes një postimi, IKSHPK ka theksuar se është me rëndësi të konsumohet ujë shpesh dhe të shmanget ekspozimi i zgjatur në diell.

“Pini ujë shpesh, hani ushqime të lehta e të freskëta, shmangni pijet alkoolike dhe me sheqer, vishuni me rroba të lehta dhe freskoni trupin me ujë”, thuhet në njoftim.

Instituti po ashtu rekomandon shmangien e kafesë së tepërt dhe aktivitetit fizik gjatë orëve më të nxehta të ditës, si dhe përdorimin e veshjeve të lehta që reflektojnë rrezet e diellit.

IKSHPK apelon që qytetarët të tregojnë kujdes të veçantë, sidomos të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike, të cilët janë më të rrezikuar nga temperaturat e larta.




Source link