Grabitet në Spanjë Yll Limani, detajet e para

June 28, 2026


Pushimet e Yll Limanit në Spanjë janë shoqëruar me një incident të pakëndshëm. Këngëtari ka rënë pre e një vjedhjeje, duke humbur telefonin, portofolin dhe sende të tjera personale.

Dyshimet u ngritën fillimisht pas një videoje që artisti publikoi në TikTok, ku shfaqej duke shijuar një shëtitje me barkë. Në përshkrimin e videos, ai pyeste me humor se kujt tjetër i ishin vjedhur telefoni, portofoli dhe sendet personale gjatë qëndrimit në Spanjë.

Fillimisht nuk ishte e qartë nëse bëhej fjalë për një shaka, por sipas Prive By Liberta Spahiu, burime pranë këngëtarit kanë konfirmuar se ngjarja ka ndodhur realisht.

Sipas raportimeve, Yll Limanit i janë vjedhur telefoni, portofoli dhe sende të tjera me vlerë, duke i krijuar vështirësi gjatë pushimeve.

Pavarësisht situatës, artisti ka zgjedhur ta trajtojë incidentin me qetësi dhe humor.



Source link