Vetëm pak ditë pasi konfirmuan rikthimin e tyre si çift, Brikena dhe Mateo janë sërish në qendër të aludimeve për një krizë në marrëdhënien e tyre.
Dyshimet nisën pas paraqitjes së tyre në emisionin “Top Arena”, ku të dy janë pjesë e formatit. Gjatë një kërcimi në studio, ndjekësit vunë re një distancë mes tyre, ndërsa një tjetër detaj që tërhoqi vëmendje ishte mungesa e Brikenës në pjesën e parë të emisionit të mbrëmjes së djeshme.
Kur u shfaq në studio, ajo bëri një deklaratë që nxiti edhe më shumë komentet: “Tani e tutje do më shihni vetëm në rubrikën time, jam e ngarkuar me punë, por më shumë jam e ngarkuar emocionalisht”.
Po atë mbrëmje, Mateo prezantoi për herë të parë këngën e tij të re, me titull “Kur të jesh larg”. Ajo që u komentua në rrjet ishte fakti se Brikena nuk ishte e pranishme gjatë performancës së tij.
Ndërkohë, në vend që të publikonte materiale në mbështetje të projektit muzikor të Mateos, Brikena ndau në rrjetet sociale momente me Kader Kicajn, gjë që shtoi edhe më shumë aludimet për një tjetër krisje mes tyre.
Deri tani, as Brikena dhe as Mateo nuk kanë reaguar publikisht për këto spekulime. Për momentin, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një ndarje të re apo vetëm për një periudhë të vështirë në raportin e tyre.