Ish-banori i “Big Brother Albania” bëhet baba për herë të dytë
2
Ish-banori i edicionit të 9-të të “Big Brother Albania”, Damiano Agalliu, ka ndarë një lajm mjaft të ëmbël me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, ai ka bërë të ditur se është bërë baba për herë të dytë, duke mirëpritur në jetë një vajzë.
Në videon e shpërndarë nga ambientet e spitalit, Damiano shihet pranë partneres së tij, e cila mban në krahë foshnjën e porsalindur, ndërsa djali i tyre i madh i qëndron pranë. Çifti ka zbuluar gjithashtu se vogëlushen e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Ebba.
“Një princeshë erdhi në jetën tonë, Ebba Agalliu, dhe e bëri botën tonë më të bukur. Faleminderit Zot për këtë bekim dhe që ruajte vajzën tonë dhe bashkëshorten time,” ka shkruar ai krahas videos.